Sport Theo Hernandez, zyrtarisht i Milanit

Theo Hernandez, zyrtarisht i Milanit

Theo Hernández është zyrtarisht një futbollist i Milanit.

Mbrojtësi i majtë ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me kuqezinjtë, të cilët e blenë nga Real Madrid për 20 milionë euro.

Me anë të një videoje të postuar në Twitter, klubi 7 herë kampion i Evropës prezantoi lojtarin e ri, i cili u bind nga Paolo Maldini për t’u transferuar në Milano.