Extra Theu rekorde shikueshmërie, rikthehet seriali “La Casa De Papel”

Theu rekorde shikueshmërie, rikthehet seriali “La Casa De Papel”

Seriali spanjoll “La Casa de Papel” (Money Heist) i cili theu rekorde shikueshmëri në tre sezonet e tij, vjen sërish më një tjetër sezon, i cili pritet të jetë po aq i suksesshëm.

Data në të cilën do të publikohet sezoni i katërt i serialit është 3 prilli i vitit 2020. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, nga llogaria e këtij seriali.

“As profesori s’mund të planifikojë për kaq shumë kaos”, është shkruar në videon e publikuar nga La Casa de Papel në ‘Instagram’.

Ndërkohë e veçanta e këtij sezoni është pjesëmarrja e futbollistet Neymar.

Përveç futbollistit, shkrimtari Stephen King, fituesja i Eurovision 2018, Netta, janë disa nga emrat që kanë treguar se janë shumë të lidhur me këtë serial, dhe do të pranonin të luanin në një ndonjë prej episodeve.