Bota Theu rregullat për Covid-19, ministri i Shëndetësisë: Jam një idiot

Theu rregullat për Covid-19, ministri i Shëndetësisë: Jam një idiot

Ministri i Shëndetësisë së Zelandës së Re, David Clark, pasi nënvlerësoi situatën e krijuar nga virusi vdekjeprurës është shprehur se është një idiot.

Clark theu rregullat e bllokimit të vendosura për Covid-19, duke shkuar në plazh me familjen e tij.

“Në një kohë kur ne po kërkojmë nga Zelanda e Re që të bëjnë sakrifica historike, unë e kam lënë ekipin të rrëzohet. Unë jam një idiot,” tha ai.

Dorëheqja e tij u refuzua, por ai ishte zhvendosur në renditjen e kabinetit dhe gjithashtu humbi një pozitë dytësore të ministrit të asociuar të financave.

Deri më tani në Zelandën e Re është shënuar 1 viktimë nga Covid-19 dhe janë regjistruar 1,160 të infektuar.