Roberto Mancini pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Juventusit. Sipas mediave italiane, tekniku 60-vjeçar është në avantazh për të marrë drejtimin e “Zonjës së Vjetër”.
Mancini ka dhënë miratimin për kontratë 4-mujore, me mundësi rinovimi në verë, në rast se arrin kualifikimin në Champions League.
Më 28 Mars te Juventusi do të ketë një mbledhje mes drejtuesve, ku do të vendoset për stolin dhe Thiago Motta duket drejt shkarkimit.
Në listë është edhe Igor Tudor, por Mancini për momentin duket në avantazh. Ndryshimi pritet të vijë pas ndeshjes me Genoan.