Bota Thikë mbi vrasësin e Bob Kennedy, kur Sirhan Sirhan deklaronte: Ndihem i...

Thikë mbi vrasësin e Bob Kennedy, kur Sirhan Sirhan deklaronte: Ndihem i tradhëtuar

Sirhan Sirhan, i dënuar për vrasjen e Robert Francis Kennedy në 1968, u qëllua me thikë në një burg në Kaliforni, sipas BBC, duke cituar mediat amerikane.

Sirhan u plagos me thikë të premten, më 30 gusht, në një burg të vendosur pranë San Diego, thanë autoritetet.

Një deklaratë zyrtare nga Departamenti i Ricializimit dhe Rehabilitimit thoshte se “oficerët vepruan shpejt” gjatë sulmit.

Identiteti i viktimës nuk u bë i ditur. Ata treguan se ishte në gjendje të qëndrueshme. Por media amerikane, duke cituar burime të shumta, pretendojnë se ishte 75-vjeçari Sirhan Sirhan.

Sirhan po mbahet në burgun “Richard J Donovan”, ku po vuan një dënim të përjetshëm.

Referuar portalit TMZ, BBC deklaron se sulmuesi ishte vendosur në izolim. Motivi për sulmin nuk dihet.

Sirhan u dënua për vrasjen e kandidatit presidencial të SHBA, Robert Francis Kennedy, më 5 qershor 1968 në Los Angeles.

Kennedy u qëllua në kuzhinën e një hoteli menjëherë pasi deklaroi fitoren në garën e partisë për presidentin demokrat.

Vëllai i Presidentit John Kennedy ndërroi jetë në spital 24 orë pasi u plagos. Ai u varros në Varrezat e Arlingtonit pranë vëllait të tij, i cili u vra në vitin 1963.

Fillimisht Sirhan u dënua me vdekje. Por tre vjet më vonë, ai u dënua me burgim të përjetshëm sepse Kalifornia ndaloi dënimin me vdekje.

Një palestinez me nënshtetësi jordaneze, ai pretendon se nuk ka kujtesë për të shtënat ndaj Kennedy. Në një intervistë televizive, ai tha se ndjehej i tradhtuar sepse Kennedy i dha mbështetje Izraelit në Luftën e Gjashtë ditëve të vitit 1967, kujton BBC.