Aktualitet Thirrja e shkrimtarit: Im bir nuk është terrorist

Thirrja e shkrimtarit: Im bir nuk është terrorist

Poeti dhe shkrimtari Rexhep Shahu ka bërë një postim të shkurtër, por kuptimplotë. Ai ka publikuar një nga fotot e protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe sqaron se i riu që është vënë poshtë nga policët është djali i tij.

Në një thirrje drejtuar kryeministrit ai sqaron se ai nuk është terrorist, por student i arteve.

“Edi Rama! Im bir Blendi Shahu qe sheh ne foto nuk eshte terrorist. Eshte student i Akademise se Arteve. Ata qe i bejne keq atij behen qyqe…” – shkruan i ati.

Rexhep Shahu ka botuar disa libra.