Bota Thirrje nga aeroporti i Madridit: Kujt i ka “humbur” ky avion një...

Thirrje nga aeroporti i Madridit: Kujt i ka “humbur” ky avion një milion dollarë, i braktisur që në 2010-ën?

Një aeroplan me vlerë më shumë se një milion euro është duke qëndruar në aeroportin e Madridit për 10 vjet, i paprekur nga askush dhe që askush nuk e di se kush e ka lënë aty dhe për ç’arsye.

Edhe zyrtarët kanë pyetur se i kujt është aeroplani dhe pse është ende atje.

Bëhet fjalë për McDonnell Douglas MD87, i parkuar në aeroportin “Adolfo Suárez Barajas” në vitit 2010.

Stafi i aeroportit e ka pagëzuar si “avioni fantazmë”.

Drejtoresha e aeroportit, Elena Mayoral publikoi një thirrje në fletoren zyrtare të shtetit, duke kërkuar informacione te të gjithë ata që disponojnë ndonjë të dhënë mbi të.

Kjo ftesë është e vlefshme për tre muaj, dhe nëse jo, atëherë avioni do të shitet në ankand, dhe paratë nga shitja do të vihet në buxhetin e shtetit.

The Independent raporton se në rast gjetjeje të pronarëve, ata duhet të paguajnë tarifa të larta dhe bileta parkimi, por një ofertë lehtësuese është në fuqi, mjaft që të bëhen “të gjallë”.

Gazeta spanjolle El Pais njoftoi se avioni ka ardhur në korrik 2010, i blerë nga një kompani me bazë në ishujt Kanarie.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur në aeroportin e Kuala Lumpurit në vitin 2015, ku tre Boeing 737 u konstatuan të braktisur.

Pronarët nuk janë gjetur kurrë dhe aeroplanët janë shitur në ankand.