Mazhoranca Thirrjet e Bashës për luftë, PS: Nishani të thërrasë Këshillin e Sigurisë

Thirrjet e Bashës për luftë, PS: Nishani të thërrasë Këshillin e Sigurisë

Thirrjet për dhunë të Lulzim Bashës, nga tenda  pra Kryeministrisë, përbëjnë motiv të mjaftueshëm sipas maxhorancës që Presidenti të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Deputetet e komisionit parlamentar të  Sigurisë i bëjnë apel kreut të shtetit të mobilizohet dhe të mbledhë këtë strukture të rëndësishme që më e herët e thirri për cështje të dorës së dytë sipas tyre, si për rastin Balili.

Ndërkohë gjasat për miratimin e komisioneve të Vettingut brenda datës 6 mars kur ndërkombëtarët mbyllin skanimin e kandidaturave për këto struktura, janë zero.
Kushtetuta nuk ka asnjë plan rezervë për Vettingun në rastet e bojkotit.

Dhe në kalendarin e Kuvendit nuk është përfshirë asnjë procedurë për ngritjen e komisioneve ad hoc me deputetë që do të përzgjedhin mes kandidatëve.