Aktualitet Thrilleri në Kavajë/ Marsida gënjeu, kjo ishte lidhja me policin që ekzekutoi...

Thrilleri në Kavajë/ Marsida gënjeu, kjo ishte lidhja me policin që ekzekutoi ish-të dashurin e saj

Marsida Qatja ka gënjyer fillimisht në dëshminë e saj para oficerëve të Policisë Gjyqësore duke thënë se policin Bledar Toçi e kishte kushëri dhe ky ishte shkaku se përse ai ndodhej në shtëpinë e saj në orët e para të mëngjesit të sotëm bashkë me dy meshkuj të tjerë.

Më pas është zbuluar se ata nuk kishin asnjë lidhje gjaku, ndërsa dyshohet se edhe me Toçin, krahas Hoxhollit ajo kishte një raport intim.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të ditës së sotme në Kavajë ku Dritan Hoxholli mbeti i vdekur pas një shkëmbimi zjarri me policin Bledar Toçi, ndërsa ku i fundit mbeti i plagosur.

Kush ishin dy meshkujt e tjerë krahas autorit dhe viktimës në shtëpinë e Marsidës

Gazetarja Enkelejda Arapi e AbcNews bën me dije se para hyrjes së Dritan Hoxhollit me dhunë në banesën e M.Qatjës, aty ka qenë i pranishëm polici Bledar Toci, sëbashku me Xh.Biturkun 27 vjeç, fqinj i 30-vjeçares si edhe E.Çela, shok i të resë.

Ndërkohë, ngjarja me një të vrarë dhe një të plagosur në Kavajë mund të kishte marrë përmasa më të mëdha.

Mësohet se në banesën e 30 vjeçares ndodheshin edhe tre fëmijët e saj të mitur, të cilët për fat të mirë i kanë shpëtuar plumbave të shkrepur, të cilët kanë qenë 17 të tillë.

Fëmijet janë të moshës 14, 9 dhe më i vogli 2 vjeç, të cilët kanë shpëtuar pa asnjë gërvishtje për fat të mirë.

Në vendin e ngjarjes u sekuestruan një armë automatike model 56 me një krehër me 28 fishekë, 16 gëzhoja të kalibrit 9 mm, copa të ndryshme metalike dhe predhash, një armë zjarri e tipit Glock dhe një gëzhojë mod 56 kalibri 7.62 mm.