Politika “Ti sikur je tapë”, “nuk i drejtohesh dot deputetit kështu”. Sherr banal...

“Ti sikur je tapë”, “nuk i drejtohesh dot deputetit kështu”. Sherr banal në Komisionin e Medias

Me debate është zhvilluar sot seanca dëgjimore në Komisionin e Medias për paketën Anti-Shpifje, ku janë dëgjuar propozimet e grupeve të gazetarëve e pedagogëve, ku merrnin pjesë Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Alfred Lela etj.

Gjatë seancës ka patur me tone të larta mes gazetarit Lela dhe deputetit të ri të dalë nga listat e opozitës, Halit Valteri.

Kryetarja e Komisionit të Medias: Vazhdojmë z.Lela, pak respekt të lutem për të ftuarit.

Alfred Lela i drejtohet një deputeti: A mbarove zotëri? Mbarove? Sikur je tapë mor burrë i dheut! I ke sytë…

Deputeti Halit Valteri: Nuk i drejtohesh dot askujt asnjë deputeti të Republikës së Shqipërisë. Nuk i drejtohesh dot a je tapë a je s’je tapë.

Alfred Lela: Po çfarë deputeti je ti mor të faltë Zoti.

Deputeti Halit Valteri: Atëherë për çfarë ke ardhur për të dhënë llogari?

Alfred Lela: Me gjithë mend e ke?

Deputeti Halit Valteri: Për çfarë ke ardhur të japësh llogari këtu?

Alfred Lela: E di veten deputet?

Deputeti Halit Valteri: Ti çfarë e di veten?

Kryetarja e Komisionit të Medias: Vazhdojmë me rendin e ditës të lutem.

Deputeti Halit Valteri: Është turp për ju si gazetarë dhe a na njeh ti si deputet a nuk na njeh, kjo nuk ka fare rëndësi. Të kërkoj ta tërheqësh fjalën që i thatë zotërisë në fjalë.

Pas replikave dhe debateve, pedagogët e gazetarisë braktisën mbledhjen e Komisionit të Medias.