Shëndet Tifozët ”e çmendur” rrezik në rritje për infarkt

Tifozët ”e çmendur” rrezik në rritje për infarkt

Ndërsa shikojnë ekipin e tyre të preferuar, tifozët më ”të çmendur” provojnë nivele stresi aq të larta sa të rrisin rrezikun e infarkteve, sipas një studimi të botuar në revistën ”Stress and Health”, që testoi praninë e kortizolit, hormonit të stresit, në pështymën e tifozëve gjatë tre ndeshjeve të Kampionatit Botëror Brazil 2014.

Studimet e mëparshme kanë treguar një rritje të iktuseve mes tifozëve gjatë ndeshjeve kryesore.

Në studimin e tyre, studiuesit e Universitetit të Oksfordit monitoruan nivelin e kortizolit të pështymës së 40 tifozëve dhe mbështetësve brazilianë para, gjatë dhe pas tre ndeshjeve të Kupës së Botës.

Ata gjetën, veçanërisht gjatë humbjes historike në shtëpi në gjysmëfinale kundër Gjermanisë, që përfundoi 1-7, nivelin më të lartë të kortizolit, një parametër veçanërisht i rrezikshëm, sepse lidhet me rritjen e presionit të gjakut dhe lodhjen e zemrës, veçanërisht nëse zemra rezulton e dobët.

”Stadiumet duhet të ofrojnë kontrolle kardiake ose masa të tjera shëndetësore për mbështetësit më të përkushtuar”, theksuan autorët.