Sport Tifozët e Nantes koreografi mbresëlënëse në kujtim të Emiliano Salas

Tifozët e Nantes koreografi mbresëlënëse në kujtim të Emiliano Salas

Misteri i zhdukjes së futbollistit Emiliano Sala nuk është zgjidhur ende dhe bota e futbollist vazhdon të bëjë homazhe në nder të tij.

Kjo u pa edhe përpara fillimit të ndeshjes së kampionatit francez mes Nantës, ish skuadrës së Emiliano Salas dhe Saint Etienne.

Në një nga tribunat e stadiumit, tifozët e Nantës kishin krijuar një mozaik ku lexohej mbiemri i futbollistit, ndërkohë që u shpalos edhe një banderolë gjigante me foton e futbollistit argjentinas e ndërsa futbollistët e Nantës kishin veshur fanella me frazën “Të duam Emy” në shpinë.

Përveç këtyre në shkallët e stadiumit tifozët filluan të valëvisnin edhe flamurin argjentinas për të vijuar më pas me duartrokitjen për lojtarin që zgjati 1 minutë.

Emiliano Sala shënoi 42 gola me fanellën e Nantës përpara se të kalonte te Kardifi për shifrën e 17 milionë Eurove. 28-vjeçari ishte duke udhëtuar drejt Uellsit kur në mbrëmjen e 21 janarit avioni i tij u zhduk nga radarët mbi Kanalin e La Manshit.

Orët e fundit ka patur zhvillime të reja në lidhje me këtë ngjarje misterioze, pasi hetuesit britanikë bënë të ditur se janë gjetur pjesë të avionit Piper PA-46 Malibu në një plazh të Francës.