Sport Tifozët nuk e duan më Icardin: Të zhduket!

Tifozët nuk e duan më Icardin: Të zhduket!

Luciano Spalletti e grumbulloi për ndeshjen ndaj Geonas dhe e konfirmoi që do të luajë titullar madje këtë herë bëri prapakthehu duke zhvlerësuar deklaratat e tij të dy ditëve më parë dhe duke u shprehur se Mauro Icardi vlen edhe më shumë se Messi e Ronaldo nëse luan i bashkuar me skuadrën, ndërsa i vetëm nuk vlen pothuajse fare.

Gjithsesi rikthimi i Icardit nuk do të jetë i lehtë pasi tifozët ultras zikaltër ata që e ndjekin skuadrën edhe në ndeshjet në transfertë siç do të jetë edhe sfida e Marassit ndaj Genoas pritet ta kontestojnë.

Madje Curva Nord ka dalë me një komunikatë zyrtare ku i bën thirrje klubit ta largojë njëherë e përgjithmonë sulmuesin argjentinas nga skuadra pasi sjellja e tij gjatë kësaj periudhe ka qenë e patolerueshme. Tifozët e Interit asnjëherë nuk e kanë dashur numrin  9 dhe raportet herë pas herë mes Icardit dhe Curva Nord ka qenë të tensionuara, por këtë kanë shkuar në pikën zero.

Ja disa nga rreshtat që lexohen në komunikatën e Curva Nord: “Përpara me interistët, Icardi ik! Ftojmë klubin e Interit që të marrë masat e duhura për të larguar nga grupi Icardin, pasi pjesa tjetër e ekipit duket qartë se nuk ka ndër mend që të ndajë të ardhmen dhe të tashmen me të. Edhe nëse rrezikojmë të kompromentohet sezoni, Icardi duhet të zhduket. Përpara me interistët”.