Sport Tifozët rreshtohen me Boban, milanistët: “GazidisOut”

Tifozët rreshtohen me Boban, milanistët: “GazidisOut”

Nuk ka qetësi në kupolën drejtuese të Milanit. Përkundrazi, përçarja aty është e madhe, e dukshme dhe nuk mbulohet më. Në njërën anë të llogores qëndrojnë Boban dhe Maldini, në anën tjetër Ivan Gazidis. Ky i fundit është përfaqësuesi i pronarëve të “Elliot”. Kjo situatë po përjetohet keq te tifozët kuqezinj, të cilët duket se kanë marrë edhe anë. Ata janë kundër drejtorit të përgjithshëm, ndaj kanë nisur edhe nismën “GazidisOut” në rrjetet sociale.

Për ta, Milani me Gazidis është i falimentuar, ndërsa shkojnë deri atje, sa thonë se me mirë do të ishte dikush si Zhang. Fjala është për presidentin e Interit. Pra, të pranosh këtë gjë, të vlerësosh kreun e “armiqve”, do të thotë se zhgënjimi kuqezi është maksimal.