Sport Tifozët turq urojnë Kosovën për 11-vjetorin e Pavarësisë: Serbia është Kosovë!

Tifozët turq urojnë Kosovën për 11-vjetorin e Pavarësisë: Serbia është Kosovë!

Ditën e djeshme Kosova ka festuar 11-vjetorin e saj të Pavarësisë dhe urimet kanë qenë nga më të ndryshmet, mirëpo kjo që do të prezantojmë më poshtë mund të jetë padyshim më e veçanta.

Tifozët e Bursasporit në kampionatin elitar të futbollit në Turqi, pikërisht për të nderuar këtë ditë të shënuar, kanë zgjedhur një mënyrë duhet thënë, të zgjuar.

Ata kanë shfaqur një banderolë në të cilën shkruhej “Serbia është Kosovë”, ndryshe nga pankartat që jemi mësuar “Kosova është Serbi”.

Parrulla është shfaqur pikërisht ditën e djeshme gjatë ndeshjes  Bursaspor dhe Akhisar, një gjetje padyshim e mençur duke marrë parasysh gjithë pankartat që janë hedhur kundër kosovarëve gjatë gjithë kohës nga pala serbe.