Sport Tifozi i “Birmingham” përjashtohet për 10 vite nga stadiumet

Tifozi i “Birmingham” përjashtohet për 10 vite nga stadiumet

Fansi që hyri në fushë dhe goditi pas koke Jack Grealish në derbin mes “Birmingham” dhe “Aston Villa” u arrestua nga policia britanike teksa ka marrë menjëherë dënim maksimal.

Sipas medieve britanike, i riu, është dënuar me 14 javë burg, si dhe është përjashtuar të shkelë për 10 vjet në çdo stadium ku zhvillohen aktivitete futbollistike.

I identifikuar si, Paul Mitchell, 27 vjeç, një tifoz i “Birmingham” hyri në fushë gjatë zhvillimit të ndeshjes, ditën e diel dhe e goditi kapitenin e skuadrës kundërshtarë. Pamjet u sekuestruan nga policia dhe sipas ligjit britanik, i riu mori menjëherë dënimin duke u bazuar dhe në precendtët e rasteve të ngjashme.

Avokati mbrojtës i agresorit në seancën gjyqësore tha se klienti i tij nuk mund ta shpjegonte veprimin që kishte kryer, pasi qëllimi i tij ishte thjeshtë të dilte në fushë dhe të ndizte atmosferën e tifozëve. Por faktikisht ai ka goditur lojtarin dhe kjo nuk ka kaluar pa krijuar debat në futbollin britanik, ku dhe atje është kërkuar ashpërsim i mëtejshëm i dënimeve.