Sport Tifozi i vrarë para Inter-Napoli, mik i ultrasit fashist nga Lezha (FOTO)

Tifozi i vrarë para Inter-Napoli, mik i ultrasit fashist nga Lezha (FOTO)

Spektakli në fushën e lojës në derbin e Italisë, Inter-Napoli u sfumua në përfundim të 90 minutëshit, pasi mediat nxituan të publikonin detaje dhe foto nga një sherr masiv mes huliganëve përpara ndeshjes.

Pas këtij sherri një tifoz i Interit ndërroi jetë pasi u përplas nga një minibus i tifozëve napolitanë.

Mediat italiane raportojnë se viktima është 35-vjeçari Daniele Belardineli.

Ai ishte pjesë e tifogrupit ekstremist të Vareses dhe ishte përjashtuar nga stadiumet italiane për 5 vjet si pasojë e trazirave të ndryshme.

Viktima gjithashtu mësohet të jetë mik i ultrasit fashist të Interit, shqiptarit nga Lezha, Landi Gjoni.

Landi dhe Daniele kanë qenë pjesë e grupimit “Blood & Honour”.

Tifozët e Vareses kanë binjakëzim me ata të Interit dhe shpesh herë kanë qenë të pranishëm në “San Siro”, ndaj edhe 35-vjeçari mori pjesë në sherrin që i mori dhe jetën.