Bota ”Time” publikon listën e 100 personave më me ndikim në botë

”Time” publikon listën e 100 personave më me ndikim në botë

Në një botë ku të gjitha rregullat tradicionale janë përmbysur, rendi i të cilave gjithashtu ndryshon, ndikon në strukturën e shoqërive botërore, rrjedhimisht edhe te revista ”Time”, që ndryshoi rregullat për renditjen e saj vjetore të 100 personave më me influencë në botë.

Në top listë ndodhen krerë të lartë shtetesh, CEO ose emra të mëdhenj.

Por, këtë herë, mes tyre gjenden edhe njerëz që deri më tani kanë vepruar në hije, si dikush që punon në pavijone të spitaleve, shpëtojnë jetë, drejtojnë shoqata etje.

Midis këtyre është imunologu Anthony Fauci, zëri i vërtetë kundrejt të pavërtetave që qarkullojnë në lidhje me pandeminë dhe drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Por, është gjithashtu edhe Kamala Harris, kandidate për zëvendëspresidente e SHBA, gruaja e parë me ngjyrë, e zgjedhur për këtë pozicion.

Në listë ndodhen edhe Alicia Garza, Patrisse Cullors dhe Opal Tometi, themeluesit e lëvizjes ”Black Lets Matter”.

Edhe pse jo në vendet e para gjenden edhe presidenti i SHBA Donald Trump, kandidati demokrat për president Joe Biden dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi.