Sport Tirana eliminohet nga Europa League

Tirana eliminohet nga Europa League

Përveçse kualifikimit në Europa League, gjithçka tjetër në sezonin 2016-2017, për bardheblutë ka qenë për t’u harruar.

Por edhe ëndrra Europë ka marrë fund ende pa filluar për Tiranën, e cila pas humbjes 2-0 në Izrael ndaj Maccabi Tel Aviv ka zhgënjyer edhe në Selman Stermasi duke humbur me rezultatin 0-3.

Një rol të rëndësishëm në këtë rezultat katastrofik për bardheblutë ka luajtur edhe dalja me të kuqe e sulmuesit nga Uganda të Tiranës, Sentamu, në fundin e pjesë së parë.Të gjendur me 1 lojtar më pak në 45 minutat e dyta, bardheblutë në drejtimin e brazilianit Ze Maria janë ndjerë të pafuqishëm që të ndalnin izraelitët e Maccabi Tel Aviv, që shënuan 3 herë në portën e mbrojtur nga Lika.

Pas kësaj humbje, e gjithë vëmendja e Tiranës është fokusuar tek ringjitja sa më parë në elitën e futbollit shqiptar.