Sport Tirana fiton Superkupën e Shqipërisë

Tirana fiton Superkupën e Shqipërisë

Tirana ka fituar Superkupën e Shqipërisë me një gol të shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Bardheblutë ishin më kërkues duke rrezikuar më shumë portës kundërshtare, por goli u shënua nga Erion Hoxhallari  vetëm në minutën e 90-të.

Kukësi luajti prej minutës së 28’ me 10 lojtarë pas përjashtimit te Shametit që mori kartonin e dytë të verdhë.

Tirana e ka fituar 11 herë Superkupën e Shqipërisë, ndërsa Kukësi vetëm një herë vitin e kaluar.