Ekonomi Tirana, me pagat më të larta, Lezha më të ulëtat

Tirana, me pagat më të larta, Lezha më të ulëtat

Tirana ofroi nivelin më të lartë të pagave në rang vendi gjatë 2020, ndërsa Lezha më të ulëtat. Kjo u bë e ditur nga një raport i publikuar nga INSTAT për statistikat rajonale.

INSTAT evidenton se Tirana ka pagën mesatare mujore më të lartë, 60.857 lekë, ndërsa qarqet Lezhë dhe Shkodër kanë pagën më të ulët afërsisht 42.728 lekë dhe 43.213 lekë.

Referuar të dhënave sipas gjinisë, gjatë vitit 2020, meshkujt kanë pagën më të lartë në Qarkun e Tiranës dhe më të ulët në Qarkun e Lezhës, po ashtu edhe femrat kanë pagën më të lartë dhe më të ulët referuar qarqeve të mësipërme.

Studimet mbi pagën mesatare mujore bruto tregojnë se veprimtaritë financiare dhe të sigurimit kanë paga më të larta se sektorët e tjerë. Ndërsa pagat më të ulëta janë në sektorin e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit. Karakteristikat rajonale të pagave kanë ngjashmëri me karakteristikat e tregut të punës.