Aktualitet Tiranë/ I riu “pasanik” i bën karshillëk policisë para komisariatit (VIDEO)

Tiranë/ I riu “pasanik” i bën karshillëk policisë para komisariatit (VIDEO)

Kjo video po bën xhiron në rrjetet sociale. Një makinë tip “Benz AMG” bën “drift” para komisariatit nr. 6 në Kombinat, sikur kjo të ishte diçka krejtësisht normale. Videoja është publikuar në faqen e Instagramit “Rich KidsTirana” me komentin: ”Kush tjetër përveç meje xhiro para shtetit”.

Përveçse me këtë xhirim gomash është rrezikuar jeta e kalimtarëve, kjo është gjithashtu edhe një sfidë e hapur ndaj autoritetit të Policisë së Shtetit.