Aktualitet Tiranë, koncert dhe spektakël për Vitin e Ri, ja këngëtarët që marrin...

Tiranë, koncert dhe spektakël për Vitin e Ri, ja këngëtarët që marrin pjesë

Këtë vit nuk ke asnjë arsye që mbrëmjen e ndërrimit të viteve ta kalosh në shtëpi. Këngëtarët më në zë të momentit, Elhaida Dani, Tiri & Band, Kastro Zizo, Beatrix Ramosaj, Elgit Doda dhe Ronela Hajati premtojnë një atmosferë festive për të gjithë qytetarët e Tiranës që duan që Vitin e Ri ta presin në Sheshin “Skënderbej”.

Ashtu siç është bërë edhe traditë tashmë, Bashkia e Tiranës do të ofrojë një sërë surprizash për qytetarët e vet që Vitit e Ri t’ia urojnë njëri-tjetrit në shesh.

Koncerti i Vitit të Ri do të nisë në orën 22: 30 të datës 31 Dhjetor dhe në ritmet e hiteve më të mira të kohës, qytetarët do të kenë mundësi të kalojnë orët e fundit të këtij viti dhe për të pritur ardhjen e vitit të ri.

Natyrisht që kësaj atmosfere nuk do t’i mungojë as spektakli i fishekzjarreve si dhe një sërë surprizash të tjera që mbeten për t’u zbuluar.