Aktualitet Tiranë, vodhi 3 celularë për një javë, arrestohet grabitësi

Tiranë, vodhi 3 celularë për një javë, arrestohet grabitësi

U vidhte telefonat celularë vajzave, bie në prangat e policisë grabitësi serial nga Tirana.

Abdyl Peqini, 35 vjeç, u arrestua pasi një ditë më parë në rrugën “5 Maji”, tek tregu, i ka vjedhur telefonin, shtetases R. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Telefoni i grabitur iu gjet 35-vjeçarit në cilësinë e provës materiale.

Por pas arrestimit, policia ka dokumentuar në ngarkim të disa edhe disa vjedhje të tjera të telefonave.

Sipas policisë, brenda javës ai ka grabitur tre telefona celularë.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet autori i dyshuar i disa vjedhjeve të telefonave

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4 kanë arrestuar shtetasin:

Abdyl Peqini., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas më datë 18.12.2017, rreth ores 11:30, dyshohet se ka vjedhur në rrugën “5 Maji”, tek tregu, telefonin, shtetases R. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale telefoni i vjedhur.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshte: Më datë 12.12.2017, dyshohet se në një linjë e autobuzit i ka vjedhur telefonin shtetases F.Sh., 32 vjeçe, banuese në Mat. Më date datë 16.12.2017, dyshohet se në rrugën “Ferit Xhajko”, tek stacioni i autobuzit të unazës, i ka vjedhur nga xhepi telefonin shtetases K.Sh., 19 vjeçe, banuese në Tiranë .

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.

Materialet i’u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.