Sport Titulli me “fotofinish”, Federata Angleze bën gati dy trofe. Ja ku udhëton...

Titulli me “fotofinish”, Federata Angleze bën gati dy trofe. Ja ku udhëton origjinali

Diku rreth orës 17:45 (shqiptare, pasi në Angli do të jetë 16:45), Premier Liga do të njohë skuadrën kampione të Premier Ligës për sezonin 2018-2019. Federata Angleze e Futbollit, duke qenë se titulli do të vendoset pikërisht në javën e fundit, do të dërgojë dy trofe, një në Brajton, ku Mançester Siti do të luajë në transfertë dhe një tjetër në Liverpul, ku të kuqtë do të presin Uolverhemptonin.

Por drejtuesit e federatës kanë vendosur se trofeun origjinal do ta dërgojnë në Brajton, ku luajnë kryesuesit, ndërsa në “Anfield Road” do të ekspozohet trofeu fals, ndonëse nëse gjërat do të shkojnë ndryshe nga parashikimet, Liverpuli do ta marrë një ditë më vonë trofeun origjinal, edhe pse festa do të jetë po aq e madhe edhe me trofeun “rezervë”.