Bota Tjetër aksident i frikshëm në Turqi, kamioni hyn mes njerëzve dhe merr...

Tjetër aksident i frikshëm në Turqi, kamioni hyn mes njerëzve dhe merr para ç’të gjejë. 16 viktima (VIDEO)

Tjetër aksident i frikshëm në Turqi, kamioni hyn mes njerëzve dhe merr para ç’të gjejë. Dhjetëra viktima (VIDEO)

Kujdes! Pamje të rënda

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në Turqi, mbrëmjen e së shtunës, në të njëjtin vend ku humbën jetën në mëngjes 16 persona dhe u plagosën 29 të tjerë.

Një kamion ka ardhur me shpejtësi në Derik të Martinit dhe përplasi të gjitha makinat që kishin bllokuar autostradën ku ndodhi aksidenti i parë.

Pamjet janë të frikshme dhe shihet që kamioni ka marrë përpara dhjetëra njerëz, një pjesë prej të cilëve, mjekë dhe infermierë që po ndihmonin të lënduarit.

Mediat lokale raportojnë për 16 viktima dhe 29 të plagosur.

Mes viktimave ishin edhe tetë fëmijë.

Sot në mëngjes, po në të njëjtin vend, në aksident u përfshinë një autobus dhe një automjet i një agjencie lajmesh.