Aktualitet Tjetër bilanc i rëndë në Kosovë, 13 të vdekur nga COVID-19 dhe...

Tjetër bilanc i rëndë në Kosovë, 13 të vdekur nga COVID-19 dhe 245 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në përditësimin e të dhënave të pandemisë deklaroi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 468 teste të dyshuara me COVID-19, prej të cilave 245 kanë rezultuar pozitivë.

Krahas rritjes së numrave të të infektuarve, Kosova po përballet gjithashtu me shtim të numrit të vdekjeve. Në katër ditët e fundit kanë humbur jetën 53 qytetarë, shifër kjo që ka shqetësuar  autoritetet shtetërore, të cilat kanë bërë thirrje për respektim të masave anti-covid.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë shëruar edhe 133 pacientë, ndërsa totali i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë deri sot ka shkuar në 4.863.

Rastet pozitive janë konfirmuar si vijon:  Prishtinë 71 raste, Podujevë 24 raste, Gjilan 18 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 14 raste, Pejë 14 raste, Ferizaj 11 raste, Vushtrri 11 raste, Prizren 9 raste, Fushë Kosovë 8 raste, Klinë 7 raste, Istog 6 raste, Deçan 5 raste, Dragash 5 raste, Lipjan 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik.