Bota Tjetër ditë e zezë për Italinë, por ka edhe lajme të mira

Tjetër ditë e zezë për Italinë, por ka edhe lajme të mira

Italia ka regjistruar edhe një numër shumë të lartë viktimash. Këtë të hënë janë regjistruar 812 viktima në shtetin fqinj, një rritje e vogël në raport me bilancin e të dielës ku pati 756 viktima.

Ndërkohë në total numri i të vdekurve në Itali ka shkuar në 11592.

E megjithatë ka edhe lajme të mira pasi kurba e te prekurve të rinj ka rënë ndjeshëm këtë të hënë me 1648 raste.

Një shifër shume e vogël në raport me atë të ditës së dielë kur u regjistruan 3815 raste të reja.

Shefi i Mbrojtjes Civile saktësoi se edhe numri i te shëruarve është për rekord, 1590 në 24 orë.

Italia ka kaluar kështu 100 000 të infektuar me koronavirus. Numri i saktë, ku përfshihen viktimat dhe të shëruarit, është 101 739.