Aktualitet Tjetër njoftim për vizat turistike: Nuk mund të jetoni e punoni në...

Tjetër njoftim për vizat turistike: Nuk mund të jetoni e punoni në SHBA

Shpërndaje

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim për ata që duan të përfitojnë viza turistike.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada ka bërë të qartë se vizat turistike duhet të përdoren për vizita tek familjarët apo për turizëm dhe jo për të punuar dhe jetuar në SHBA.

“Vizat turistike duhet të përdoren për udhëtime të shkurtra në Shtetet e Bashkuara – si vizitat tek familjarët apo turizëm. Kjo kategori vize nuk është për të punuar, ndjekur shkollën apo për të jetuar në Shtetet e Bashkuara. Sigurohuni që jeni duke ndjekur rregullat e vizës kur jeni duke udhëtuar në SHBA!’, shkruan ambasada e SHBA-ve në ‘Facebook’.