Extra Tmerr, sa shumë kohë harxhojmë me telefonin?!

Tmerr, sa shumë kohë harxhojmë me telefonin?!

Gjatë ditëve të fundit është rritur ndjeshëm shqetësimi i njerëzve për kohën e gjatë që shpenzojnë nëpër telefona.
Përgjatë një studimi kompania Google tregon se rreth 70% e përdoruesve të androideve, donin të gjenin një ekuilibër për përdorimin e telefonave dhe aplikacioneve të ndryshme.
Kjo duket paksa e çuditshme për kompanitë teknologjike. Si mund të ndihmojnë klientët e tyre të shkëputen nga telefonat kur, duhet t’i inkurajojnë më shumë për t’i përdorur.
Si “Apple” ashtu dhe “Google” kanë nxjerr këtë vit dy aplikacione të quajtura Scrren Time dhe Digjital Wellbeing, të cilat i lejojnë përdoruesit e iphonit dhe androidit të shohin sa kohë shpenzojnë për aplikacione të ndryshme dhe sa shpesh i përdorin telefonat e tyre. Shumë përdorues të androidit nuk do a kenë këtë aplikacion ende pasi ajo është pjesë e sistemit operativ Android Pie, i cili është aktivizuar vetëm nga një numër i vogël markash telefonash deri më tani.

Rose La Praire

Ata që e kanë përdorur këtë aplikacion janë tronditur.
“Në ditën e parë që kam përdorur aplikacionin Wellbeing, e kam kapur telefonin tim 200 herë dhe kam lundruar në internet dhe rrjete sociale më shumë se katër orë. Isha e tmerruar për faktin që kisha kaluar shumë kohë në telefon pa e kuptuar,” thotë Rose La Praire një inxhiniere informatike që mori pjesë në zhvillimin e këtij aplikacioni.
Ndryshe nga modeli i biznesit i fokusuar në hardwere, Google është i drejtuar nga reklamat dhe kjo kërkon që të përdoren sa më shumë telefonat.
“Unë mendoj se e vetmja gjë për të cilën duhet ë interesohemi është mirëqenia e përdoruesve. Njerëzit duan të kuptojnë se si t’i përdorin pajisjet e tyre sa më pak dhe ne duhet ti ndihmojmë për këtë gjë,” thotë La Praire.
Vlen të përmendet se ajo që shumica nuk di, është se si të kontrollojë veten dhe të mbyll telefonin.
Kompanitë e mëdha të prodhimit të telefonave tregojnë një mënyrë tjetër për të shëruar këtë sëmundje shoqërore. Ata mendojnë të krijojnë telefona shumë më të vegjël se sa normalët në mënyrë që të largojmë telefonat e mëdhenj.
“Është mjaft e qartë se industria dëshiron ende të vazhdojë të shesë telefonat. Është pak ironike që ata po përpiqen t’ju shesin një telefon të vogël për të shmangur telefonin e madh,” tha analisti i CCS Insight, Ben Wood.

Wood beson se njerëzit duhet të tregohen të vullnetshëm për të shpëtuar nga telefonat
“Ju mund të keni një shumëllojshmëri mënyrash për të shpëtuar nga telefoni, por asnjëra prej tyre nuk d të vleje aq sa përdorimi i vullnetit tuaj,” shprehet ai.
Në librin “Si të ndaheni nga telefoni juaj” nga Catherinë Price të krijuar pikërisht për këtë çështje, autorja rendit disa këshilla shumë të vlefshme si:
-Fikni të gjitha njoftimet që mund të mbani. Vetëm lini ato që janë tepër të rëndësishme për ju.
-Rregullojini aplikacionet në mënyrë që në faqen kryesore të ekranit të mos keni rrjetet sociale dhe aplikacione tërheqëse. Faqa kryesore nuk duhet të ketë, emalin, rrjetet sociale dhe lojërat.
-Në vend që të merrni telefonin tuaj në dhomën e gjumit, lexoni një libër dhe telefonin lëreni në kuzhinë.

Catherine Price

-Nëse e përdorni telefonin tuaj për alarmin që i’u zgjon në mëngjes, atëherë është më mirë që të merrni një orë me alarm.
Shpesh herë njerëzit kontrollojnë telefonin e tyre thjesht për të parë motin, por më pas përfundojnë me orë të tëra duke parë postime të ndryshme në rrjete sociale.
Mënyra se si e përdorim telefonin ndonjëherë është e pa qëllimshme dhe njerëzit ndjehen fajtorë për faktin se po e dëmtojnë veten pa e kuptuar.
Pra, a do të jetë 2019 viti kur ne do të largohemi nga telefonat tanë?
Analisti Wood nuk është i bindur për këtë gjë.
“Për mua, 2019-a është viti kur njerëzit do të jenë më të vetëdijshëm për sasinë e kohës që shpenzojnë në telefonat e tyre, por për të hequr dorë nga telefonat krejtësisht? Kjo është një kërkesë shumë e madhe,” shton ai./BBC/