Sport Tokio 2020, Luiza Gega e mbyll e 13-ta

Tokio 2020, Luiza Gega e mbyll e 13-ta

Atletja shqiptare Luiza Gega doli e 13-ta në garën e 3 mijë metrave me pengesa në Olimpiadën e Tokio 2020, ku garuan 16 atlete. Sportistja shqiptare regjistroi kohën 9 minuta 34 sekonda dhe 10 të qindat.

32-vjeçarja në këtë finale ishte larg rekordit të saj kombëtar 9 minuta 19 sekonda 93 të qindat. Performanca e saj ishte më e dobët se sa në gjysmëfinale, ku regjistroi kohën 9 minuta 23 sekonda 85 të qindat.

Gega arriti rezultat historik, pasi për herë atletika shqiptare shkoi në një finale në lojërat olimpike. Medalja e artë në garën e 3000 metra me pengesa u fitua nga atletja nga Uganda, Peruth Çemutai që realizoi kohën 9 minuta 01 sekonda 45 të qindat.

Ajo është sportistja e parë femër që fiton medaljen e artë për vendin e saj. Medalja e argjendtë u fitua nga amerikania Kërtnei Freriks, kurse e bronzit nga keniania Hyvin Kijeng.