Kulturë Tom Hanks dhe Rita Wilson konfirmojnë: Jemi infektuar me koronavirus

Tom Hanks dhe Rita Wilson konfirmojnë: Jemi infektuar me koronavirus

Aktori Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson, janë infektuar nga koronavirusi.

Ka qenë vetë aktori që e ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të një statusi në profilin e tij në Twitter.

“Rita dhe unë jemi këtu në Australi. Ndiheshim pak të lodhur, sikur të kishim ftohje dhe kishim dhimbje në trup. Rita kishte disa të dridhura herë pas here. Ndonjëherë edhe temperaturë. Për t’i bërë gjërat siç duhet, siç është e nevojshme në botë tani, ne u testuam për Koronavirus, dhe morëm vesh që dolëm pozitivë”, shkruan Hanks.

Çifti kishte udhëtuar në Australi për një projekt filmi. Tashmë ata ndodhen në izolim dhe po ndjekin udhëzimet e mjekëve.

Në Australi numri i personave të prekur nga koronavirusi ka shkuar në 139, ndërsa janë shënuar tre vdekje.