Sport Tomas Strakosha, gardiani që po merr prej dore Lacion

Tomas Strakosha, gardiani që po merr prej dore Lacion

Të rinjtë premutes, kampionët e gjeneratave të reja janë gati të marrin në kontroll Serinë A dhe jo vetëm. Gazeta italiane “Calciomercato” në një seri shkrimesh për të zbuluar disa nga talentet më të vlefshëm dhe që pritet të jenë në majat e futbollit europian në 10 vitet e ardhshme, ka filluar me portierin shqiptar të Lacios, Tomas Strakosha. Gardiani kuqezi që luan sezonin sezonin e tij të tretë si portieri titullar i Lacios është në majën e suksesit dhe shumë pranë hapit të madh në karrierë për të firmosur me një klub në mesin e më të mëdhave në kontinent.

Shpërthyes, i saktë, efektiv: me pak fjalë, një mur i vërtetë. Thomas Strakosha është një nga pikat fikse të Lacios, një lojtarë tek i cili kanë varur shpresat e tyre tifozët e bardhekaltër dhe trajneri Simone Inzaghi për një kualifikim në Ligën e Kampionëve, që vitin e shkuar i shkoi shumë pranë, por në fund Interi prishi gjithçka. Në tetë ndeshje të këtij edicionin në Serinë A, Strakohsa e ka mbajtur portën e tij të paprekur. Më të paharrueshmet ishin ato kundër Interit në çerekfinale të Kupës së Italisë dhe ajo kundër Romës në derbin e parë të fituar aq thellë pas më shumë se një dekade. Sfida me Romën ishte një test stoik që e pa Strakoshën t’i shtrëngonte dhëmbët deri në fund pavarësisht problemeve në shpatull, dhe të duronte presionin dhe gjuajtjet e sulmuesve roman.
Në këtë prag merkatoje, kur emri i Strakoshës lakohet për t’u transferuar në disa prej klubeve më të mëdha të Europës, për Lazion nuk do të ishte e lehtë të hiqte dorë nga gardiani shqiptar. Portieri që do duhet të zërë vendin e tij, Proto, asnjëherë nuk shihet aq i fortë sa ai, këtë gjë e thonë edhe numrat, ku italiani është ndjeshëm më inferior karshi 23-vjeçarit shqiptar.

Strakosha deri më tani ka qenë shumë i qetë dhe nuk është përfolur për ndonjë dëshirë të madhe për t’u larguar nga kryeqyteti italian, apo ndonjë rinovim faraonik, por Lacio duhet të fillojë të mendojë seriozisht se si mund ta ruaj “diamantin” që ka në duar. Interi është në vitrinën e parë, duke e parë Strakoshën si zëvendësuesin ideal të Samir Handanoviç. Verën e kaluar ne u përfol edhe për Liverpulin para se anglezët të zgjidhnin përfundimisht Alisson. Kohët e fundit Tottenham ka monitoruar disa portierë si pasues të Hugo Lloris, dhe shqiptari është një emrat që ndiqen më me shumë interes. Por Lotito dhe Tare janë duke punuar që të mbyllin një kontratë deri në vitin 2022 që rrjedhimisht do të rriste edhe çmimin e Strakoshës në tregun e merkatos.

Një faktor i rëndësishëm që do e mbante Strakoshën me fanellën e Lacios edhe sezonin e ardhshëm do të ishte një kualifikim i mundshëm në Ligën e Kampionëve. E ardhmja duket shumë e paqartë, por tani për tani Lazio i gëzohet Strakoshës dhe pritjeve të tij shpëtimtare, si një mur i vërtetë për të tashmen dhe për të ardhmen.