Kryesore Topalli dorëzon e para listat e kandidatëve: Kryeson listën në 4 qarqe,...

Topalli dorëzon e para listat e kandidatëve: Kryeson listën në 4 qarqe, i merr PD-së Dashamir Tahirin

Partia e Jozefina Topallit, Lëvizja për Ndryshim është e para që dorëzoi listat e kandidatëve për 25 prillin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Topalli është paraqitur vetë pranë KQZ për të firmosur shkresat e fundit.

Dorëzimi i listës nga Lëvizja për Ndryshim bëhet pak orë para mbarimit të afatit ligjor të dorëzimit të listave që është njoftuar më herët nga KQZ. “Vizion Plus” ka siguruar listën me kandidatët e partisë së Topallit, të ndarë sipas qarqeve.

Në sy bie fakti se vetë Topalli prin listën në qarqet Tiranë, Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Kurse në Vlorë ajo ka vendosur të parin e listës Dashamir Tahirin, përfaqësuesin e çamëve. Në tetor, ai u la jashtë listave të kandidatëve të Partisë Demokratike.

Në qarkun Elbasan janë 18 kandidatë, me në krye Evald Serreqin.

Në Qarkun Berat janë 10 kandidatë, me në krye Miranda Haxhian.

Në Qarkun Vlorë janë 18 kandidatë, me në krye Dashamir Tahirin.

Në Qarkun Lezhë janë 12 kandidatë, me në krye Jozefina Topallin.

Në Qarkun Dibër janë 9 kandidatë, me në krye Sandra Xheleshin.

Në Qarkun Shkodër janë 18 kandidatë, me në krye Jozefina Topallin.

Në Qarkun Gjirokastër janë 6 kandidatë, me në krye Adile Gjokën.

Në Qarkun Tiranë janë 39 kandidatë, me në krye Jozefina Topallin.

Në Qarkun Korçë janë 15 kandidatë, me në krye Aleksandër Petren.

Në Qarkun Kukës janë 6 kandidatë, me në krye Elsa Domin.

Në Qarkun Durrës janë 18 kandidatë, me në krye Jozefina Topallin.

Në Qarkun Fier janë 18 kandidatë, me në krye Najada Halilosmanin.