Politika Topi pas takimit me Metën: Tre rastet kur Parlamenti mund të shpërndahet

Topi pas takimit me Metën: Tre rastet kur Parlamenti mund të shpërndahet

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ditën e sotme ka takuar një tjetër ish-president. Gjatë pasdites, në zyrën e Metës ka shkuar Bamir Topi, për të diskutuar për krizën politike në vend dhe ngërçin me Gjykatën Kushtetuese.

Ish-presidenti Topi tha se takimi me Metën u zhvillua brenda parametrave  të logjikës politike dhe juridike. Sipas Topit, e gjithë kriza politike është pasojë e 21 prillit 2008.

 “Ish-presidentet nuk janë aktorë institucionale. Por mos mendoni se zgjidhja vjen nga aktorët jashtë institucioneve. Ajo që mund të them sot është se sot jemi në nëntor 2019 do e kem të vështirë të flisja nëse nuk do kisha luftuar në prill të 2008. Kjo e sotmja është pasojë e 21 prillit 2008. Mos mendoni se gjëmat ndodhin brenda muajit. Sot historia e përplasjeve institucionale është një histori e trishtë, është përplasja më e paprecedentë. Në momentin kur të gjithë shpresonin se mbi bazën e reformës në drejtësi të ndërtohen institucionet normale këtu fillon ngërçi i madh.

I gjithë ai pushtet që ndryshoi në 2008 në favor të mazhorancave politike dezikulibroi mënyrën e sjelljes politike. Kush bëhet kryeministër marr pushtet, edhe kur shkojnë në parlament është pushtet i kryeministrit, kur diskutohet për çështje të administratës është pushtet i kryeministrit. Por në fakt në një shet modern duhet të ketë balancë të institucioneve

Pra në rast se këtë institucion e kanë quajtur honorifik, pas 2008 ky institucion është kthyer në atavik, një institucion i parëndësishëm.

Ajo që mund të them sot është se palët që janë në këtë përplasje duhet që të gjejnë arsyen dhe vullnetin për ti dhënë një zgjidhje, që nuk është e pushtetit personal të njeriut”, tha Topi.

I pyetur nëse do ta shpërndante Parlamentin, Topi tha: “Unë besoj se nuk është në vullnetin e cilido individ sepse në kushtetutë është e qartësuar. Janë tre raste kur parlamenti mund të shpërndahet. Kur një qeveri nuk formohet, por janë edhe dy rrethana të tjera që nuk kanë të bëjnë me situatën që kemi sot”.