Bota Tornado gjunjëzon Alabamën, 23 viktima. Alarm edhe në Xhorxhia, Florida dhe Karolinën...

Tornado gjunjëzon Alabamën, 23 viktima. Alarm edhe në Xhorxhia, Florida dhe Karolinën e Jugut

Të paktën 23 viktima, mes të cilëve edhe fëmijë, janë shkaktuar nga tornado që goditi Alabamën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë gjendja e alarmit është shtrirë dhe në Xhorxhia, Florida dhe Karolinë e Jugut.

Të paktën 23 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një tornado që goditi Alabamën, duke shkatërruar shtëpitë të ndërtuara me parafabrikatë dhe duke shkulur pemë.

Sipas CNN tashmë gjendja e alarmit është shtrirë dhe në Xhorxhia, Florida dhe Karolinën e Jugut. Mes viktimave rezultojnë dhe dy fëmijë.

Tornado u përplas me forcë në Boregard, një komunë rreth 100 kilometra në lindje të Mongomeri, kryeqytet i Alabamës. Or sherifi i Kontesë u shpreh për gazetarët se bilanci i viktimave mund të jetë dhe më tragjik. Konteja ndodhet në lindje të shtetit në kufi me Xhorxhian.

Shumë persona rezultojnë të zhdukur dhe të tjerë janë shtruar në spital, disa me plagë shumë të rënda. Presidenti amerikan Donald Tramp me anë të një mesazhi në profilin e tij Tuiter shprehu ngushëllimet për viktimat duke shtuar se tornado dhe stuhitë kanë qenë shumë të dhunshme dhe mund të ketë të tjera.

Sipas sherifit të Kontesë tornado ka përshkruar disa kilometra dhe ka shkaktuar shkatërrime katastrofike në një pjesë territori rreth 400 metra përgjatë trajektores së tij.