Sport Totti bëhet agjent i talentit shqiptar të Juventusit, një sozi e Dybala

Totti bëhet agjent i talentit shqiptar të Juventusit, një sozi e Dybala

Për një rast të çuditshëm të fatit, rrugët e Francesco Totti, Romës dhe Juventus (rival historik për ish-kapitenin kur ai luante) kthehen të kryqëzohen në Vinovo.

Në fakt, Fonseca dhe lojtarët po përgatiten për ndeshjen përballë Juventus, brenda qendrës ku stërviten ekipet e të rinjve Juventus. Dhe me ekipin e të rinjve bardhezi luan Luis Hasa, kapiten me U-16, që konsiderohet një nga yjet në mesin e djemve të Juventusit.

Disa ditë më parë, Totti e futi në “skuderinë” e tij, duke e bërë zyrtare marrëveshjen në Instagram. Pas firmës me Hasa, i lindur në Sora në 2004 nga prindër me origjinë shqiptare, ekziston regjia e Simone Bernardo, i cili me Football Street sinjalizon talentet e reja për Totti (ai bëri të njëjtën gjë me lojtarin e Milanit, Citi, i cili firmosi dje në Milano). Dhe Hasa, pavarësisht se është vetëm 16 vjeç, 1 vit më i vjetër se fëmija i parë i Francescos, Cristian – me të vërtetë është talent.

Ai ka një pasaportë të dyfishtë, kombëtarja italiane do të dëshironte ta grumbullonte (tani për tani ka arritur të kufizohet në një stazh) dhe në mjedise sportive flitet për të si “një mesfushor teknik dhe modern me personalitet”.

I shpejtë, i aftë të luajë si në qendër ashtu edhe në krah, ai ka qenë te Juventus që nga fillimet dhe mban veshur fanellën me numrin 10.

I pëlqen të gjuajë në portë (6 gola në 16 ndeshje në sezonin e fundit), por gjithashtu të shërbejë për shokët e tij.

Totti dhe stafi i tij janë të bindur se ai ka një të ardhme të shkëlqyeshme përpara dhe qëllimi është ta ndihmojnë atë të rritet pa u humbur në kritika dhe komplimente. Përvoja e Tottit, në këtë kuptim, mund të jetë thelbësore.