Bota Toyota mbron titullin si shtëpia automobilistike që ka shitur më shumë makina...

Toyota mbron titullin si shtëpia automobilistike që ka shitur më shumë makina për të tretin vit me radhë

Toyota Motor Corp deklaroi të hënën se ka shitur 10.5 milionë automjete në vitin 2022, duke mbrojtur titullin e shtëpisë automobilistike që ka shitur më shumë makina në botë për të tretin vit me radhë.

Shitjet globale të grupit, duke përfshirë edhe njësinë e kamionëve Hino Motors dhe prodhuesin e makinave të vogla Daihatsu, ranë me 0.1%, falë shitjeve rekord jashtë shtetit prej 8.6 milionë automjetesh, të cilat kompensuan rënien 9.6% në tregun e brendshëm, në 1.9 milionë njësi.

Rivali i saj, Volkswagen Group, në fillim të muajit regjistroi shitjet më të ulëta në një dekadë, në 8.3 milionë makina, për shkak të kufizimeve të Covid-19 në Kinë dhe luftës në Ukrainë, duke vënë në vështirësi zinxhirët e furnizimit.

Pavarësisht se, edhe për Toyota pati disa vështirësi në furnizim të lidhura me chip-at, shtëpia automobilistike japoneze deklaroi se kërkesa e fortë në Azi dhe rritja e kapacitetit prodhues në Azi dhe Amerikën e Veriut, rritën prodhimin global me 5% në vitin 2022.

Në nëntor, Toyota rishikoi parashikimet e prodhimit për vitin financiar që mbyllet në mars, nga 9.2 milionë automjete në 9.7 milionë.