Kuriozitete Tradhti në kohë pandemie: Lidhja jashtëmartesore me një italiane infekton 30-vjeçarin

Tradhti në kohë pandemie: Lidhja jashtëmartesore me një italiane infekton 30-vjeçarin

Një burrë nga Britania e Madhe ka filluar të reflektojë mbi tradhtitë e tij, tani që është infektuar nga një lidhje jashtëmartesore me një grua në Itali.

Pacienti rreth të 30-tave ka udhëtuar për punë në Itali, ku gjithashtu është takuar me partneren e tij ilegale.

Kur u kthye në shtëpinë e tij ai filloi të ketë simptoma dhe më pas rezultoi i infektuar me koronavirus.

“Çështja e këtij pacienti do të ishte qesharake nëse pandemia nuk do të ishte kaq serioze”, tregojnë burimet e afërta për mediat britanike.

Burri i tregoi mjekëve se ai kishte takuar një grua në Itali, por gruaja e tij nuk duhet ta dinte, sepse ajo mendon se ka qenë një udhëtim pune.

Burri pritet t’i mbijetojë infeksionit – “ndryshe nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore që nuk dihet çfarë fati do ketë”, shkruajnë mediat.

Gruaja e burrit duke menduar se mund të jetë infektuar me COVID-19 është izoluar në shtëpinë e çiftit në veri të Anglisë.