Bota Trafikantët shpëtojnë policët nga mbytja në det dhe…arrestohen (VIDEO)

Trafikantët shpëtojnë policët nga mbytja në det dhe…arrestohen (VIDEO)

Katër persona të dyshuar si trafikantë droge u arrestuan nga policia spanjolle pak minuta pasi trafikantët shpëtuan efektivët e Rojes Civile të cilët kishin rënë në det.

Tre policët rrezikonin të mbyteshin pasi varka e tyre u përplas me atë të trafikantëve gjatë operacionit për kapjen e tyre, pranë brigjeve të Malagës.

Trafikantët u urdhëruan nga efektivët e tjerë të Rojes Civile që ishin në helikopterin që ti shpëtonin policët që ishin në det. Pasi efektivët u shpëtuan, trafikantët u arrestuan dhe bashkë me ta edhe tre tonë kanabis në formë çokollate.

Video e operacionit dramatik u shpërnda nga vetë autoritetet spanjolle, që qëndrojnë në enklavën afrikane të Ceutas. Kombësia e katër të arrestuarve nuk është bërë publike, por është konfirmuar se droga vinte nga Maroku, me destinacion fillestar Spanjën, për të përfunduar më pas edhe në vende të tjera Europiane.