Aktualitet Trafikimi i 613 kg kokainë, shtyhet sërish seanca për Arbër Çekajn

Trafikimi i 613 kg kokainë, shtyhet sërish seanca për Arbër Çekajn

Dështon sërish seanca për Arbër Çekajn, pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë.

Shkak është bërë mungesa e avokatëve të Donaldo Lushajt, një prej të punësuarve të firmës së Çekajt.

Në seancën e sotme pritej që pala mbrojtëse të jepte konkluzionet dhe gjykata të shprehej me vendim.

Gjyqi ndaj Arbër Çekaj dështon që prej dhjetorit të 2019.

Ndërkohë Gjykata ka gjobitur me 5 mijë lekë avokatët e Donaldo Lusha