Aktualitet Trafikonin artefakte të Antikitetit, 3 në pranga

Trafikonin artefakte të Antikitetit, 3 në pranga

3 persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi dyshohet se janë të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të artefakteve.

Në pranga përfunduan A. V., 49 vjeç, banues në Fier, A. V., 37 vjeç dhe R. Z., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Sipas Policisë, 49-vjeçari, në makinën e të cilit u gjetën dy vepra të periudhës së Antikitetit, siguronte ato, ndërsa dy shtetasit e tjerë gjenin klientelën për shitjen e tyre.

Të dy veprat e sekuestruara do të shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila.