Kryesore Trafiku i drogës: Kush janë 5 shqiptarët e arrestuar në Vlorë për...

Trafiku i drogës: Kush janë 5 shqiptarët e arrestuar në Vlorë për llogari të Italisë

Policia e Shtetit ka dhënë detaje të tjera për operacionin ndërkombëtar në Itali, Gjermani e Shqipëri të drejtuar nga autoritetet italiane për goditjen e trafikut të drogës nga vendi ynë drejt Italisë.

Në këtë operacion të koduar “Tibus”, mori pjesë dhe Policia Shqiptare ku arrestoi në Vlorë 5 persona për llogari të Italisë.

Ata janë Albano Jazaj 25 vjeç, Dionis Maskaj 23 vjeç, Eriseld Nelaj 27 vjeç, Rezart Elmazaj 31 vjeç dhe Zigur Aliaj 25 vjeç të cilët do të ekstradohen drejt shtetit italian ku do të gjykohen.

Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për veprën penale organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës.

Nga hetimet e autoriteteve italiane ka rezultuar se organizata kriminale ka trafikuar marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Europës nga data 1 Qershor 2018 deri më 21 Janar 2019.

Nga hetimet e autoriteteve italiane ka rezultuar se organizata kriminale ka trafikuar marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Europës nga data 1 Qershor 2018 deri më 21 Janar 2019.

55 persona u arrestuan në total në këtë operacion ndërkombëtar, nga të cilët 27 shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe 1 shtetas nga Gambia. Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas mediave italiane, droga nisej nga Vlora me destinacion brigjet italiane.

Pasi ngarkesa mbërrinte në Itali, hynin në lojë grupet nigeriane, të cilat merreshin me transportin nëpër zonat e tjera italiane.