Sport Tragjedi në familjen e Luis Enrique. Ndërron jetë e bija 9-vjeçare

Tragjedi në familjen e Luis Enrique. Ndërron jetë e bija 9-vjeçare

Ish-trajneri i kombëtares spanjolle të futbollit dhe Barcelonës, Luis Enrique, bëri me dije mbrëmjen e së enjtes se vajza e tij 9-vjeçare, Xana, ka ndërruar jetë për shkak të një tumori në kocka.

Luis Enrique njoftoi tërheqjen nga detyra e trajnerit të Spanjës në 19 qershor, duke mos dhënë detaje për këtë vendim.

Ai e mori drejtimin e Kombëtares së Spanjës pas dështimit të Fernando Hierros në Botërorin e Rusisë. Luis Enrique e drejtoi Spanjën në 10 ndeshje, duke arritur 8 fitore dhe dy barazime.