Bota Tragjedi në golf, babai gabon goditjen dhe vret vajzën e tij

Tragjedi në golf, babai gabon goditjen dhe vret vajzën e tij

Aria Hill, vogëlushja që humbi jetën

Golfi është normalisht një sport nga më të qetët dhe paqësorët në botë, por të hënën ka qenë sfondi i një tragjedia të paimagjinueshme.

Kellen Hill dhe vajza e tij Aria, vetëm 6 vjeç, ndodheshin në një fushë golfi në Orem, në Utah, ku shkonin përherë nga pasioni që ata kishin për këtë sport.

Madje Kellen ishte një golfist me një farë eksperience, edhe pse amator. Vajza ndodhej në një golf cart, mjetin që përdoret për transportin e lojtarëve në fushë, kur një gabim në gjuajtje nga ana e të atit e goditi në grykë mënyrë të pabesueshme, edhe pse ajo ndodhej rreth 45 gradë nga fusha e blertë.

Vendndodhja e tragjedisë

Aria u transportua me urgjencë në spitalin e Salt Lake City, por nuk mundi të shpëtojë.

Forcat e rendit që po merren me çështjen, përtej dëshpërimit për fatalitetin, nuk mendojnë të ngrenë akuza kundër babait fatkeq.