Aktualitet Tragjedi në një familje në Pukë

Tragjedi në një familje në Pukë

Një çift bashkëshortësh rreth 35 dhe 46 vjeç, kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, si pasojë e zjarrit në banesë.  Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 03:45, në banesën e shtetasit Petrit Ndoj, 40 vjeç,  i cili ka gjetur vdekjen së bashku me gruan e tij, shtetasen Dava Ndoj, 35 vjeçe.

Ndërsa katër fëmijët e tyre, të moshës 15 , 13 , 12 e 11 vjeç ndodhen në Spitalin e  Pukës me dëmtime të lehta. Ata kanë mundur që t’i shpëtojnë vdekjes sepse janë hedhur nga dritarja.

Mësohet se në katin e parë të banesës ka qenë edhe gjyshi i katër fëmijëve dhe ai ka mundur që të dalë në kohë nga banesa e përfshirë nga flakët. Gjendja e fëmijëve dhe të moshuarit është e mirë. “Fëmijët dhe gjyshi i tyre kanë mundur të shpëtojnë pa pësuar djegie nga zjarri. Fëmijët janë të tronditur nga ana psikologjike, por nuk kanë pësuar asfiksi apo lëndime të tjera”,thanë burimet.

Mësohet se shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen ende në vendin e ngjarjes.