Sport Tragjedi në pishinë, notari ndërron jetë gjatë stërvitjes

Tragjedi në pishinë, notari ndërron jetë gjatë stërvitjes

Është ndjerë keq gjatë kohës që po stërvitej dhe më pas ndërroi jetë pak minuta pasi mbërriti në spital. Bëhet fjalë për notarin Kenneth To, 26 vjeç, fitues i medaljes së argjendtë në stafetën 4×100 metra miks në Botërorin e Barcelona 2013. Më parë, ai kishte fituar edhe 6 medalje në Lojërat Rinore të Singaporit, në vitin 2010, përfshi edhe një të artë.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së notarit, që ka lindur në Hong Kong, por që fëmijë është transferuar në Australi (prej vitit 2016 kishte vendosur të mbronte ngjyrat e vendit të lindjes). Kenneth To po stërvitej në Florida të Amerikës, me objektivin e kualifikimit për në Tokio kur ka ndodhur ngjarja e rëndë që i mori jetën.

Notari po stërvitej në pishinën e Universitetit të Gator Swim Club kur ndodhi tragjedia. “U ndje keq gjatë stërvitjes dhe u dërgua me urgjencë në spital. Për fat të keq nuk ia doli mbanë”, thanë drejtuesit e notit në Hong Kong.