Aktualitet Tragjedi në Tiranë/ Hidhet nga kati i pestë, ndërron jetë gruaja

Tragjedi në Tiranë/ Hidhet nga kati i pestë, ndërron jetë gruaja

Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak orësh në Tiranë, ku sipas njoftimit të policisë një grua 42-vjeçare është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hysen Gjura” dhe dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rëndë psikologjike. Policia ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 17:35 në rrugën “Hysen Gjura”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës shtetasja  S. H., 42 vjeçe,  ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.