Aktualitet Tragjedia e një familjeje shqiptare nga një i dehur italian, ndërhyn edhe...

Tragjedia e një familjeje shqiptare nga një i dehur italian, ndërhyn edhe politika

Një aksident në Itali me pasojë dëmtimin rëndë të një foshnjeje shqiptare, ka shkaktuar një valë reagimesh dhe në rrjete sociale.

Ngjarja e rëndë ndodhi në provincë Marostiva, ku shoferi i një kamionçine, Pietro Dal Santo, në gjendje të dehur humbi kontrollin dhe morri përpara karrocën e foshnjës së prindërve shqiptarë të cilët po shëtisnin në park. Për pasojë, asaj i është prerë njëra këmbë.

“Nuk mund ta falim kurrë një gjest të tillë. Ai burrë ishte i dehur dhe ka shkatërruar përgjithmonë jetën e fëmijës sonë. E vetmja përgjigje për të, është burgu”, janë shprehur prindërit nën shok.

Shoferi Pietro Dal Santo

Por ngjarja ka marrë dhe një përmasë tjetër.

“…në këto momente ngremë një pyetje: Nëse do të ishte ndryshe situata, dhe unë do të isha shoferi, dhe fëmija i shtypur të ishte italian?! Edhe për këtë arsye nuk mund ta fal”, ka thënë babai i foshnjës, duke përcjellë kështu dhe padrejtësinë e trajtimit si shqiptar nga një politikë anti-emigracion prej një qeverie të sunduar nga e populistët.

Ndaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i të majtës italiane, Nicola Fratoianni i Liberi dhe Uguali, reagoi duke shkruar: ”Edhe sot ministri Salvini nëpër rrjete sociale foli për gjithçka dhe për të gjithë. Por po prisja dhe një koment të ashpër për rastin e kamionistit të dehur …Por nuk ndodhi gjë!! U zhgënjeva shumë, sepse ky kamionist nuk është person me ngjyrë, emigrant apo i ardhur nga Afrika me varka dhe kështu nuk meriton vëmendjen e tij?!”.