Politika Tragjedia në Bejrut, Meta dhe Rama: Vdekje e shkatërrim që të lë...

Tragjedia në Bejrut, Meta dhe Rama: Vdekje e shkatërrim që të lë pa frymë

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama reaguan menjëherë pas tragjedisë në Liban, ku një shpërthim i fuqishëm në një depo me lëndë eksplozive në portin e Bejrutit shkaktoi dhjetëra viktima dhe mbi 2500 të lënduar.

Liderët shqiptarë shprehën ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre për familjet e viktimave dhe popullin libanez në këto momente të vështira.

“Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë! Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit”, shkroi kryeministri Rama në Facebook.

Në të njëjtën linjë ishte dhe presidenti Meta i cili shprehu dhimbjen e tij për këtë tragjedi po ashtu përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut! Solidarizim me popullin e Libanit”, shkruhet në postimin e presidentit